KryesoreOpinione

Perputhja e interesave te Vetevendosjes me Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin

Shkruan Blerim Vela

Qe nga koha e kampanjes zgjedhore, Vetevendosje kishte mosbesim te theksuar ndaj rolit dhe ndikimit te Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit ne bashkepunimin politik me Lidhjen Demokratike te Kosoves. Perderisa Vetevendosje ishte e kujdesshme ne deklaratat ndaj Vjosa Osmanit, ajo nuk u kursye te kritikoj Agim Veliun dhe Lufti Hazirin si eksponente te LDKse qe po ndikojne negativisht ne partneritetin politik mes LVV dhe LDK.

Kandidimi i mundshem i Vjosa Osmanit per Presidente te vendit duket se gezon mbeshtetjen e LVV poqese arrijne te definojne “kompensimin” institucional mes partnereve ne bashkeqeverisje. Pra, ministrine/te qe LDK duhet t’ia jep LVV si kompensim per mbeshtetjen e kandidates se saj per Presidente.

Paradoksalisht, mund te kete perputhje te interesave te LVV me ate te Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit qe te coj ne zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente. LVV ne njeren ane “elimonon” konkurrencen qe paraqiste Vjosa Osmani ne garen politike per 5 vitet e ardhshme nga momenti i zgjedhjes se saj si Presidente. Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit ne anen tjeter ju hapet terreni qe te marrin teresisht ne kontroll LDK.

Zgjidhja e Vjosa Osmanit si Presidente do ti shtonte kredibilitetin dhe integritetin Zyres se Presidentit te vendit, por do ti shuante shpresat per reforme te mirefillet te LDK duke ulur keshtu ndjeshem aftesine e saj te jete pretendente per te fituar zgjedhjet e radhes parlamentare.