Përplasje Vuçiq-Daçiq në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar që të fshihen pjesë të tëra që i referohen mbështetjes për integritetin territorial të Ukrainës, raporton Blic, përcjell Ministria e Lajmeve.
Një burim thotë se për këtë ka reaguar me zemërim presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

– Vuçiq i tha menjëherë Daçiqit se ishte i vrazhdë dhe nuk pranoi t’i fshinte ato!
E gjithë kjo po ndodh në seancën që i paraprin takimit të Vuçiqit me Patriarkun Porfirije dhe më pas fjalimin e paralajmëruar qytetarëve për situatën në Ukrainë dhe rajon.