LajmeShqipëri

Përplasja e Ramës me gazetarët: Më mirë pa punë se të punosh me drogaxhinj

Kryeministri Edi Rama është përpjekur që të shmangë gazetarët e ftuar në studion e Eni Vasilit në Top Channel teksa fliste në një lidhje direkte nga zyra e tij. Edhe pse përsëriti për gazetarët epitetet e zakonshme, si: gjithollogë, zhurmaxhinj, të palexuar, etj sërish nuk pranoi asnjë pyetje prej tyre.

REPLIKAT E RAMES ME GAZETARET

Edi Rama: Nuk janë 9 kushte i keni numëruar gabim. Çelja e negociatave fillon me konferencën ndërqeveritare ku qeveria e BE dhe qeveria e vendit që aderon ulen në një tryezë. Për tu ulur në atë tryezë. Ne duhet të kemi kryer 2 punë. E para…

Eni Vasili: Ju lutem pak regjia na rregulloni pak audion se dëgjohet keq në studio. Ndjesë zoti kryeministër!

Edi Rama: Regjia është në rregull, por ju interferoni duke ndërhyrë para kohe.

Eni Vasili: Ju nuk jeni nga ata që i keni frikë interferimet zoti Rama.

Edi Rama: Më ler të mbaroj…

Andi Bushati: Se e bëre si ERTV-ja, Eni. Ke një orë dhe po na lodh.

Eni Vasili: Zoti Bushati po këmbëngul që t’ju bëjë një pyetje.

Edi Rama: Të papunët atë punë kanë. Tani ne të dy që jemi në punë të mbarojmë…

Andi Bushati: Të punosh me drogaxhinj? Më mirë pa punë se të punosh me drogaxhinj