Lajme

Përplasja e ashpër mes Vucic dhe kryterit të Zagrebit për protestat në Serbi

Një përplasje e ashpër verbale ka ndodhur mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic dhe krytarit kroat të qytetit të Zagrebit, Pavle Kalinic.

Vuçic është përplasur ashpër me kryetarin Kaliniç, i cili në një intervistë për televizionin N1, kishte thënë se prapa protestave të opozitës në Serbi qëndrojnë shërbimet e huaja të inteligjencës.

“Nuk besoj se ato po organizohen nga Dveri, Dragan Djilas apo Vuk Jeremic”, ka thënë kryetari i qytetit të Zagrebit.

Ndërkohë ka qenë i menjëhershëm reagimi i Vuçiqit, i cili ka kërkuar numrin e telefonit të Kaliniçit, për ta telefonuar dhe kërkuar shpjegime për fjalët që ka thënë rreth protestave.

“Unë nuk e di as kush jeni, më lejoni që t’iu them të vërtetën. Unë nuk i shikoj mediat serbe, vetëm kur ata thonë se janë të lumtur për rënien time, unë e di që jam duke bërë diçka të mirë për Serbinë. Por unë nuk e kam idenë se për çfarë janë duke folur. Përfshirje e shërbimeve të jashtme”, ka thënë Vuçiq teksa ka komentuar herën e parë deklarimet e kryetarit kroat.

Më pas e kishte telefonuar, dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë Kaliniç për televizionin N1.

“Ai në fillim dha disa komente, më pas kemi zhvilluar një bisedë ku kemi zgjidhur keqkuptimet. Megjithatë ai Vucic, është një person i këndshëm, një sjellje e tij që ishte surprizë për mua”, ka shpjeguar kryetari kroat telefonatën që kishte marrë nga Vuçiq.