Përmbyllet afati i aplikimeve për thirrjet publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka njoftuar sot për përfundimin e afatit të aplikimeve për thirrjet publike të hapura nga KKSh, të mbështetura nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Afati u mbyll në orën 15:00.
Falë programit mbështetës të financuar nga Kosova, Këshilli Kombëtar Shqiptar hapi thirrje publike në fusha me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Luginë dhe Sanxhak. Interesimi ka qenë i lartë, me gjithsej 177 aplikime të pranuara.
Numri i aplikimeve sipas komunave:
Aplikimet sipas fushave të thirrjes:
Kryetari Rexhepi njoftoi se procesi i vlerësimit të projekt-propozimeve do të kryhet nga profesionistë, ndërsa komisioni i vlerësimit do të bëhet publik së shpejti. Ai theksoi se komisioni do të jetë plotësisht i pavarur në punën e tij.
“Qëllimi ynë është i qartë: të mbështesim punën, iniciativën dhe energjinë pozitive të çdo shqiptari në Luginë dhe Sanxhak,” u shpreh Rexhepi, duke shtuar se angazhimi për më shumë bashkëpunim me Shqipërinë dhe Kosovën mbetet prioritet.
