LajmeTë fundit

“Kandidati per drejtor ne shkollen e Corrotices, lobon nepermjet fejsbukut, me plot gabime drejtshkrimore”

Ejup Limani, profesor i rrespektuar i lendes se matematikes, ne Gjimnazin “Skenderbeu” ne Presheve, njeherit edhe anetar i Keshillit Komunal te Komunes se Presheves, dite me pare ka shpallur kandidaturen per drejtor ne Shkollen Fillore “Dituria” ne fshatin Corrotice.
Ndonese, z.Limani, eshte i angazhuar me dy detyra te cilat duan shume pergjegjesi, mesimdhenja dhe ajo ne Keshillin Komunal, i njejti tashme pretendon edhe poziten e drejtorit te shkolles. Ambicija apo egoja e tij per me shume pushtet, ka shtyer z.Limani te loboj me te gjitha mjetet per te marre edhe drejtimin e shkolles.
Veq mesazheve drejtuar antareve te keshillit te arsimtareve te shkolles, te cilat ekskluzivisht publikohen nga Ministria Lajmeve, profesori Limani ne mesazhet e tij ka edhe shume gabime drejtshkrimore, cka fillimisht e bejne ate edhe jo profesional per te drejtuar nje institucion te arsimit fillor.
Me poshte, ngjitur e gjeni edhe mesazhin e z.Limani drejtuar disa antareve te shkolles, ku ai kerkon perkrahje per tu zgjedhur drejtor, derisa, ne me pak se 15 fjal ai ka me shume se 5 gabime.
Njeherit, theksojme se z.Ejup Limani eshte ish.antare i Partise Demokratike Shqiptare, Partise per Veprim Demokratik, deri sa momentalisht ne Keshillin Komunal eshte emeruar nga Alternativa per Ndryshim.