Lajme

Përlotet diplomatja amerikane Leyla Moses-Ones, gjatë fjalës së Ramës

Në takimin që kishte me ambasadorët kryeministri Rama u shpreh se ka marrë mesazhe ngushëllimi nga të gjithë ata, por ai që ai ka veçuar është i të ngarkuares me punë në Ambasadë e SHBA, Leyla Moses-Ones.

Ai tha se mesazhin e Leyla Moses Ones do ta ruajë dhe do t’ia tregojë djalit të tij të vogël, kur ai të bëjë pyetjen e parë për SHBA-të.

“Mesazhin e Leyla Moses-Ones e kam nxjerr dhe e kam ruajtur në një dosje dhe kur im bir 5 vjeç të rritet edhe pak dhe të bëjë pyetjen e parë, unë do t’i lexoj atë mesazh.

Ashtu sikundër do vijë dita kur im bir të inatoset me Bashkimin Evropian, e kush nuk inatoset me BE-në?!

Unë do i tregoj historinë e zbarkimit të tyre më 26 nëntor dhe heroizmat e atyre burrave dhe grave që vunë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar jetët e shqiptarëve”, tha Rama.

Në këtë moment Moses-Ones përlotet.