Lajme

Ismaili për shkeljet e Kushtetutës: 2 me 0 për Presidentin përballë Qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, duke komentuar përplasjet e kryeministrit në detyrë, me presidentin e vendit, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka shkelur asnjëherë Kushtetutën deri tash, ndërsa Qeveria po.

Sipas tij, nuk janë me rëndësi tash komentet se cila palë ka të drejtë në rastin e dërguar në Gjykatën Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.

“Kur përgjegjësia bie mbi një institucion, pyetja dhe përgjigja jonë s’ka relevancë. Ne po krijojmë një titull e pas 6 muajsh po vije i njëjti njeri dhe ndryshon. Presidenti deri më sot s’e ka shkelur Kushtetutën dhe prandaj s’kam prirje të mendoj se është shkelja e radhës. Nuk shoh rrezik duke ditur vendimin e 2014-s. I njëjti penalizoi PDK-në që ishte fituese. Në herën e parë natyrisht i dha mandatin partisë fituese, por në herën e dytë do të shohim çka thotë Gjykata Kushtetuese. Politika s’është profesion i mashtruesve. S’duhet faktet të krijohen si të kesh vetë dëshirë. Me keqardhje, por Qeveria ka shkelur Kushtetutën në bazë të vendimit të gjykatës, që janë dy. Nëse e bëjmë garë, janë 2 me 0 për Presidentin si institucione”, ka thënë Ismaili në KTV.