MagazinaShqipëri

Perla e Jugut: Mrekullia e detit Jon në Shqipëri

Deti Jon pjesë e Mesdheut, lag brigjet e tre shteteve, Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë. Pamja që ai u ofron tursitëve, është thjeshtë mahnitëse dhe relaksuese, për secilin pushues.


Deti Jon është një pjesë e Detit Mesdhe në jug të Kanalit të Otrantos dhe Detit Adriatik.Ai në lindje kufizohetnga Shqipëria jugore dhe Greqia perendimore me një sërë ishujsh si Korfuzi, Zante, Qefalonia, Itaka dhe Santa Maura, kurse në perëndim kufizohet nga brigjet e Siçilisë dhe Italisë jugore. Midis Apulies dhe Kalabrisë gjendet

Gjiri i Tarentit.

Deti Jon, është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore. Deti Jon është nga vozitësit e anijeve shumë i njohur për erërat e tij të qeta. Ai është deri në 5121 metra i thellë. Në detin Jon derdhen lumi Kalama dhe lumi i Nartës që janë paksa më të njohur, si dhe lumenjtë Pavlla, Kalasa, Bistrica etj.

Në dialektin Çam (folur midis qyteteve të Sarandës dhe Prevezës), deti Jon është i njohur si Fusha e Zonjës (Deti i Zonjës).

Brigjet e Detit Jon karakterizohen për pastërtinë e tyre dhe janë kryesisht bregdete shkëmborë.

Rajonet ku arrinë Deti Jon përveç turzimit detar në plazhet e mrekullueshme si dhe resorteve mjaftë moderne, ofrojnë mundësi edhe për turizëm kulutror-historikë, falë trashëgimisë së pasur historike që kanë ditur ta ruajnë me fanatizëm.

Më poshtë, ndiqni disa pamje të mrekullueshme të Detit Jon.