Përhapen protestat kundër izolimit në SHBA, Trump i mbështet publikisht
Protestat e qytetarëve që kundërshtojnë masat e izolimit, janë përhapur pothuajse në çdo shtet të SHBA.
Virxhinia, Miçigani, Nju Xhersi, Kentaki dhe Minesota janë shtetet ku tashmë protestuesit duken më të shumtë dhe të organizuar në numër.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zyrtarizoi mbështetjen e tij ndaj tyre duke shkruar: “Lironi Minesotën, Lironi Miçiganin dhe pastaj Lironi Virxhinian”.
Trump ka arsyetuar postimet e tij në Twitter, dukë thënë se masat e vendosura nga këto vende janë mjaft të rënda.
Ndërkohë, disa shtete republikane si Teksasi dhe Florida kanë deklaruar se do të rihapin pjesë të aktiviteteve nga java që vjen, pasi karantina e gjatë po dëmton rëndë ekonominë amerikane./opinion.al