Përgjimet e reja të “Bild”, publikohet telefonata e Kryeministrit Rama
E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim në të cilin dëgjohet Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.
Biseda Rama – Keshi
Rama: Përshëndetje, hë më si duket
Mirë, te pritshmëritë jemi
Rama: E ke realizu objektivin, thu?
Arben Keshi: Them që po
Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?
Arnben Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku fleja.
Rama: Çarë deshën me ty?
Arben Keshi: Ai legeni, Flamur Noka
Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…
Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin
Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdhaja.
Rama: OK, mirë vllai.
Sipas “Bild”, në një tjetër përgjim, Keshi telefonon një person të paidentifikuar, i cili i thotë se ka shkuar në një familje për të blerë vota, por ata “nuk pranojnë për më pak se 30…”