Përgjimet e antimafias, flitet edhe për presidentin e Shqipërisë
Publikimi i përgjimeve të organizatës kriminale italiane,”Ndrangheta”, kanë ngjallur debate të ashpra në politikën Shqiptare.
Në këto përgjime është zbuluar dhe aktiviteti i këtij grupi kriminal në vendin tonë. Në bisedat e përgjuara flitet dhe për ndërtime kullash në Tiranë, me qëllim pastrimin e parave. Po ashtu, flitet edhe për korruptimin e zyrtarëve të lartë shqiptarë.
Kjo gjë ka shtyrë opozitën të akuzojë kryeminstrin, Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, për pastrim parash.
Ndërkohë, një pjesë e përgjimeve janë publikuar nga “Report Tv”, ku thuhet se gjatë një bisede mes Antonio Gallo dhe Ercolle D’Alessandro është përmendur dhe Presidenti i Shqipërisë.
Përgjimi ku del Presidenti:
Në takimi mes Gallos dhe D’Alessandro-t diskutimi ishte shumë i fortë. Në fillim Gallos iu kërkua që që të përjashtonte Tommaso Brutto-n dhe Saverio Brutto-n dhe më pas të rinovonte marrëdhënien e besimit që kishte lindur disa muaj më parë.
Ercole D’Alessandro iu turr biznesmenit dhe e akuzoi atë për atë që kishte bërë deri në atë moment: “së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t’ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! dhe unë nëpërmjet BRUTTO! Ju mbështesim, po bëj ccfarë duhet të bëj….por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj … ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…/ Opinion.al