FutbollSporti

E konfirmon Reims: Pas Berishës, lëndohet edhe Arbër Zeneli

Skuadra franceze, Reims para pak minutave ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme ndaj Brestit në kuadër të Ligues 1.

Në këtë listë u pa mungesa e dyshes kosovare, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, shkruan IndeksOnline.

Klubi francez e ka treguar edhe arsyen pse dyshja e Kombëtares së Kosovës mungon nesër. Arbër Zeneli ka probleme me muskujt, kurse Valon Berisha është duke u rehabilituar pas lëndimit, që e pësoi në fillim të muajit janar.