Lajme

Përfundon takimi Kurti -Mustafa, ja për çka kanë rënë dakord

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës brenda disa ditëve do të përmbyllin marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Krerët e këtyre dy partive pas takimit rreth dy orësh në ambientet e Kuvendit të Kosovës thanë se doemos kjo marrëveshje do të përmbyllet, por nuk dhanë ndonjë detaje për ndarjen e përgjegjësive në institucione.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se takimi ishte konstruktiv dhe se nesër do të jetë takimi i radhës për t’i përmbyllur edhe disa çështje.

Ai shprehu besimin se me LDK-në do të arrijnë marrëveshjen për qeverisën e re të vendit.

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se takimi ka qenë shumë i frytshëm, teksa i uroi fitoren Kurtit.

“Harmonizimi i programit po thuajse është përfunduar edhe nesër presim që të vazhdojnë takimet për të përcaktuar përgjegjësitë tona”, tha ai

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti pas takimit që pati me liderin e LDK-së,Isa Mustafën dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie ka thënë para mediave se patën një takim konstruktiv si dhe janë marrë vesh që takimi i radhës të jetë nësër.

Pas takimit që zgjati më shumë se dy orë, Kurti tha se janë dakorduar gjithashtu që të takohen intezivisht të dy kryetarët që të punojnë për një marrëveshje përfundimtare.

“Takimi ishte shumë konstruktiv u morrëm vesh se takimi i radhës është nesër, u dakorduam gjithashtu se do të takohemi intensivisht ne dy kryetarët e dy subjekteve sepse doemos do ta bëjmë marrëveshjen që do ta shënojë një kulturë të re në qeverisjen e Kosovës, me një program për drejtësi. Duke i dhënë prioritet qytetarit të Kosoëvs pa dallim. Ne do të vazhdojmë takimet kur të kemi rezultatet konkrete”, deklaroi Kurti