Lajme

Përfundon numërimi i votave nga diaspora: Ky është rezultati

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora. Gjithsej janë numëruar rreth 4451 vota, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur e para.

Lëvizja Vetëvendosje ka gjithsej 2083 vota. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, ka grumbulluar 1053 vota. Derisa Partia Demokratike e Kosovës, e cila përfundoi e treta në këto zgjedhje, ka vetëm 555 vota nga 4451. Koalicioni AAK-PSD ka 281 sosh.

E koalicioni tjetër Nisma-AKR, koalicion që ende nuk po dihet nëse do ta kalojë pragun zgjedhor, ka 187 nga 4451 vota.

Ja tabela e përgjithshme:

LVV – 2083

LDK – 1053

PDK – 555

AAK, PSD – 281

NISMA – 187

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë para mediave se pas vendimit të Gjykatës Supreme kanë filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime.