Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Preshevë vizitojnë kryetaren Sinani dhe zv.kryetarin Mustafa
Kryetarja e komunës Ardita Sinani e shoqëruar nga zv.kryetari i komunës, Ragmi Mustafa sot pritën në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Preshevë, i udhëhequr nga kryetari i saj Ibrahim Ahmedi
Në takim u diskutua për problematikat me të cilat Bashkësia Islame e Preshevës përballet, sidomos sa i përket Medresesë së Preshevës.
“Nevojat dhe kërkesat për realizimin e tyre deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër, duke mos hasur fare në mbështetjen e institucioneve komunale.Unë u zotova se do të jem në disponim të plotë për realizimin e kërkesave të BI” ka deklaruar zonja Sinani