Për 2 dekada, mbi 500 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë e BE-së
Referuar statistikave të fundit, thuhet se 40.5 mijë shqiptarë morën nënshtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, pjesa më e madhe e të cilëve në Itali (70%), përcjell albinfo.ch.
Për 20 vjet Eurostat raporton të dhënat se shtetasit shqiptarë kanë marrë gjithsej 521 mijë pasaporta në një nga vendet e Bashkimit Europian, pjesa më e madhe e tyre në Itali dhe Greqi, ku jetojnë dhe shumica e emigrantëve shqiptarë, të cilët në vite po bëhen shtetas me të drejta të plota në vendet ku jetojnë. Numri më i lartë i tyre është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë, duke u ulur gradualisht vitet e mëpasshme (shiko grafikun në fund).
