Pendarovski kundër ndryshimit të kufijve: Mund të sjellë konflikt të armatosura
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shprehur kundërshtimin e tij të ashpër për ndryshimet e mundshme të kufijve në rajon.
Ai në një konferencë për media në Slloveni ka thënë se kufijtë duhet të mbesin ashtu si janë kur është pyetur për një marrëveshje të mundshme të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kufijtë duhet të qëndrojnë aty ku janë. Çfarëdo opsioni tjetër mund të krijojë një efekt domino që mund të prekë edhe disa vende të tjera në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Pendarovski duke shtuar se ndryshimi i kufijve mund të sjellë konflikte të armatosura.
Ai ka thënë po ashtu se shpreson që Bashkimi Europian në muajin tetor do ta japë një datë për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, shkruan Reuters.