LajmeTë fundit

Në vendkalimin kufitarë në Preshevë konfiskohen 400 pako cigare “Hashima”

Turmat e mëdha gjatë sezonit të verës nuk shqetësojnë doganierët në vendkalimet kufitare që ata të zbulojnë mallrat ë kontrabanduara këtë e tregon edhe fakti se të përditshme janë konfiskimet të mallrave të ndryshme dhe parave të padeklaruara, pikërisht në ato kalime ku frekuentimi i udhëtarëve është më i madhë.

Kështu, doganierët në vendkalimin kufitarë në Preshevë kanë konfiskuar 400 pako cigaresh të fshehur nën kofanon në pjesën mbi motorin e automjetit “Vosfagen turan”, me targa të Maqedonisë.

Sipas njoftimit të drejtorisë së doganave të Sërbisë, në kontrabandë është parandaluar një maqedonas, taksist lokal, i cili në hyrje të vendit doganierëve i ka thënë se nuk ka sgjë për të deklaruar. megjithatë doganierët e kanë ndalur për kontrollë më të detajuar, i cili me shumë qetësi ka vëzhguar sepse në automjet nuk kishte kurfar malli të pa lejuar.

Ai është shqetësuar pasi që doganieri është drejtuar drejt kofanos duke kërkuar që ta hapë atë për të kontrolluar pjesën e motorit.

Shpejt u bë e qartë përse ishte shqetësimi i shoferit, sepse plastika mbrojtëse e motorit nën kofanon ishte e mbuluar plotësisht me pako të cigareve “Ashima” me tiketa të akcizës maqedonase. bënë të ditur drejtoria e doganave të Sërbisë.