PDSH shpall zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet
Këshilli qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur më 11.10.2020, ka sjell vendim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e Partisë si dhe ka bërë emërimin e komisionit statutar dhe atij zgjedhor.
Pas përfundimit të procedurave përgatitore, ndryshimeve statutare dhe të tjera, Komisioni zgjedhor i PDSH-së, ka përpiluar edhe orarin e mbajtjes së takimeve nëpër nëndegë dhe forumet e Partisë.
Aktiviteti i parë që i paraprinë organizimit të zgjedhjeve është takimi me kryetarët aktual të nëndegëve dhe forumeve të PDSH-së, i cili do të mbahet të dielën më datë 01.11.2020 me fillim nga ora 17:00 në lokalet e Partisë.
Takimi i parë zgjedhor fillon më datë 02.11.2020 nga ora 17:00, me nëndegën e PDSH-së në Bushtran për të vazhduar nga ora 19:00 me nëndegën Leran-Golemidoll, ndërsa takimi i fundit zgjedhor me nëndegët do të jetë ai me nëndegën e PDSH-së në Rahovicë. Më pas do të pasojnë edhe dy kuvende zgjedhore edhe ate me Forumin Rinor, më datë 21.11.2020 me fillim nga ora 15:00 dhe ate të Gruas më datë 22.11.2020 me fillim nga ora 16:00.
Pas përfundimit të këtyre aktiviteteve, më datë 06.12.2020 me fillim nga ora 10:00, do të mbahet Kuvendi i përgjithshëm zgjedhor, i VII-të me radhë i Partisë Demokratike Shqiptare.
Me këtë rast, Komisioni zgjedhor i PDSH-së, të gjithë kryetarëve të nëndegëve dhe pjesëmarrësve në tubime u bënë apel që gjatë takimeve të bëjnë kujdes duke shfrytëzuar të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë!