FutbollSporti

Barcelona ndalet nga Espanyol në debin e Katalunisë

Ka përfunduar ndeshja në mes Espanyol dhe Barcelonës.

Rezultati i kësaj ndeshje ishte i barabartë 2 me 2.

Golat për Barcelonën i shënuan Suarez dhe Vidal, kurse për Espanyol shënuan Lopez dhe Hu Wei.

Barcelona e kishte në dorën e saj fitoren, por e humbi rezultatin në minutën e 88 pas një aksioni mirë të ndërtuar nga Espanyol.

Momentalisht Balugranasit e ndajnë vendin e parë me Real Madridin me nga 40 pikë të tubuara.