PDSH porosi Cakajt: Ministër Gent Cakaj, Beogradi nuk është zgjidhja, por problemi! Rruga jonë është Prishtina dhe Tirana!
Partia Demokratike Shqiptare ka një porosi për Ministrin në detyrë për Punë të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakajn i cili po qëndron në vizitë në komunën e Preshevës, transmeton Ministria Lajmeve
Subjekti politik më i madh opozitar në komunën e Preshevës, përmes një aksioni simbolik në shenjë mospajtimi dhe moskoordinimi me z.Cakaj në lidhje me pjesmarrjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka organizuar një aksion në shenjë proteste dhe i ka dërguar porosi ministrit i cili aktualisht është në vizitë tre ditore në Luginë të Preshevës.
PDSH me mbishkrime në disa ‘bilborde’ të qytetit iu është drejtur z.Cakaj me porosin se “Beogradi nuk është zgjidhja, por problemi!
Rruga jonë është Prishtina dhe Tirana!
Lugina do zgjidhje, jo zgjedhje!”
Reagimi i PDSH në faqen zyrtare :
Ministër Gent Cakaj,
Beogradi nuk është zgjidhja, por problemi!
Rruga jonë është Prishtina dhe Tirana!
Lugina do zgjidhje, jo zgjedhje!