Të fundit

Pas shumë mosmarrëveshjeve KKSH rikthen zyren në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë

Pas një kohe të gjatë mosmarrëveshjesh mes Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, në lidhje me zyrat e KKSH-së në Preshevë, duket se është gjetur një zgjidhje.

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, Kujtim Sadriu, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se është takuar me kryetarin e KKSH-së, Nevzad Lutfiu.

Arsye e takimit mes drejtorit të Shtëpisë së Kulturës dhe kryetarit të KKSH-së ka qenë manifestimi “Ditët e Plisit” që do të mbahet në Preshevë me datë 18 shkurt 2024, me fillim prej orës 18:00.

Mirëpo, siç kuptohet, përveç manifestimit “Ditët e Plisit” temë e bisedimeve ka qenë edhe zyra e KKSH-së në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, për të cilën kanë pasuar mosmarrëveshje dhe probleme këto dy institucione mes veti, që nga ardhja e Dadriut në krye të Shtëpisë së Kulturës. Madje këto dy institucione kanë patur një proçes gjyqësor mes vete në lidhje me këtëzyre, epilogu i të cilit nuk ështëi njohur detajisht për publikun/preshevapress