PDSH: Jemi në pikën kufitare Miratoc-Llojan por kufiri ende nuk është hapur
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa gjatë ditës së sotme së bashku me përfaqësues të tjerë të subjektit që ai udhëheq, kishin shkuar në pikën kufitare Miratoc-Llojan për të parë nga afër gjendjen aktuale të kësaj zone kufitare.
Mustafa, gjatë prononcimit për media u shpreh se PDSH ka marrur iniciativën për të ardhur edhe fizikisht në vendin ku sot pritej të hapej pika kufitare Miratoc-Ljojan që ishte premtuar të hapej me datë 1 Korrik nga kryetari i komunës Shqiprim Arifi. Lideri i PDSH-së akuzoi kryetarin Arifi për mashtrime ndaj qytetarëve dhe shtoi se ky diskriminim ndaj qytetarëve të Luginës, ka vite që na bëhet nga qeveria e Beogradit.