PD sot i ka dorëzuar zyrtarisht propozimin e pakos financiare komunës së Bujanocit dhe kryetarit të Kuvendit
Sot, Partia Demokratike i ka dorëzuar zyrtarisht kryetarit të komunës së Bujanocit dhe kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, si dhe kryetarëve të partive politike shqiptare në Bujanoc pakon financiare për marrjen e masave të nevojshme për tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 në komunën e Bujanocit.
Pakoja financiare e propozuar nga PD-ja përfshinë 5 pozicione të buxhetit për vitin 2020, ku vlera totale e këtyre pozicioneve do të rritet edhe për 48.000.000 dinarë. Partia Demorkatike këtë hap e ka marrë duke u nisur nga gjendja e krijuar nga pandemia Covid-19 dhe pasojat që ka lënë dhe pritet të lë në shumë fusha, e parasegjithash në ekonomi, bujqësi, shëndetësi dhe në familjet me asistencë sociale.
“Realizimi i kësaj pako financiare është i mundshëm duke u nisur nga fakti se veç janë të siguruara rreth 24.000.000 dinarë donacion nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, dhe duhet të sigurohen edhe 24.000.000 dinarë nga të hyrat vetanake të komunës, dhe kjo është e mundshme duke tërhequr nga realizimi i ndonjë projekti që nuk është me urgjencë në këtë kohë”, thuhet në deklaratën e PD’s
Partia Demokratike shpreson që pakoja e propozuar financiare të shqyrtohet nga organet komunale dhe partitë politike shqiptare, dhe ne mbetemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjitha partitë për miratimin dhe realizimin e kësaj pako financiare.
Masat e propozuara janë si në vijim: