Të fundit

PD: Jemi për unifikimin e të gjithë spektrit politik shqiptar vetëm të mos shuhet KKSH

Edhe pse kanë mbetur vetëm tri ditë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, partitë shqiptare në Luginë të Preshevës ende nuk kanë arritur të krijojnë një shumicë të re.


Partia Demokratike e Bujanocit ka lëshuat njëkomunikatë në faqen e sajë në facebook, përmes së cilës ka njoftuar se ka realizuat takime konsultative me të gjitha partitë për krijimin e një shumice.

“Partia Demokratike njofton opinionin e gjërë se ditëve të fundit ka zhvilluar takime joformale me pretendentët për udhëheqje të Këshillit Kombëtar Shqiptar, por për fat të keq, kur kanë mbetur edhe 3 ditë deri te mbajta e zgjedhjeve me sistemin e elektorëve, ende nuk është gjetur një zgjidhje.” thuhet në njoftimin e PD të publikuar në facebook.

PD përmes komunikatës thot se nëse dështon zgjedhja e organeve të KKSH-së, ky institucion do të shuet, andaj fton pretendentët për të udhëhequr me këtë institucion të unifikohen dhe mos të lejojnë një gjë të tillë.

“Për të mos ardhur deri te ngërrçi politik që do të rezultonte me shuarjen e KKSh-së, Partia Demokratike edhe për këto zgjedhje është për unfikimin e gjithë spektrit politik shqiptar, duke marrë parasysh se KNSh është institucion i shqiptarëve dhe nga ky këndvështrim nuk rrezikohet bërthama jonë kombëtare, por vetëm se forcohet në rast të unifikimit.” vazhdon komunikata e PD e publikuar në fb.