LajmeTë fundit

Maturantët shqiptarë të Bujanocit, një maturant përfundon në Spitalin e Vranjës

Siç njofton Radio Televizioni Spektri, një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Bujanoc-Gjilan, rrespektivisht në afërsi të fshatit Turi.

Në ketë aksident një veturë ka dal nga rruga, për shkaqe ende të panjohura, derisa edhe vetura tjetër është aksidentuar.

Siç bëhet e ditur, vetura e aksidentuar është drejtuar nga një maturantë shqiptar, i cili ka marrë edhe lëndime të rënda dhe po trajtohet në Spitalin e Vranjës.

Megjithate, maturantët shqiptarë sot po festojnë mbrëmjen e maturës në Bujanoc.