Lajme

Pas Vuçiqit, reagon Daçiq dhe Bërnabiq për aplikimin e Kosovës në KE

Kosova ka shumicën e nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës por në nivelin e Kombeve të Bashkuara nuk ka asnjë shans, ka thënë kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç, për gazetën “Novosti”.

Pyetur se çfarë do të thotë për Serbinë anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, ai tha se “është një goditje e madhe ndaj përpjekjeve për të gjetur zgjidhje kompromisi”.

Daçiq tha se Kosova nuk i respekton marrëveshjet e nënshkruara dhe se për këtë ka mbështetjen e “disa vendeve”.

Për anëtarësimin e Kosovës në KE ka reaguar edhe kryeministrja në largim e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila e quajti “cinizëm kulmor”.

Ajo tha se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë do të merren vendimet se si do të reagojë Serbia.

Brnabiq tha se Serbia do të rinis fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës.