Lajme

Vuçiq: Nuk e kam problem të negocioj me Albin Kurtin

Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk e di nëse ‘shqiptarët janë duke dëgjuar se çka po kërkojnë Palmer dhe të tjerët në dialog”. I pyetur nëse do të jetë i gatshëm për bisedime me Albin Kurtin, Vuçia ka thënë se ‘kjo nuk është aspak problem për të”.

“Esenca është që Matthew Palmer nuk e ka fshehur se ata po kërkojnë një njohje reciproke, Bashkimi Evropian kërkon normalizim të plotë dhe ne po kërkojmë kompromis. Nuk e di nëse shqiptarët janë të gatshëm për këtë”, tha Vuçiq në një intervistë për televizionin shtetëror serb. Vuçiq tha se Asociacioni i Komunave Serbe është një obligim që duhet të përmbushet.