Lajme

Pas trajtimit mjekësorë , presidenti Thaçi lirohet nga QKUK-ja (Foto)

Ashtu siç raportuan mediat Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.

“Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar”, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga presidenca, përcjell Insajderi.

Më poshtë gjeni pamjet teksa presidenti del nga Klinika e Urologjisë: