FutbollLajmeSporti

Pas shënimit të super golit, Ylber Ramadani: Do të vij në Shqipëri, do të jap ndihmën time!

Futbollisti Ylber Ramadani pasa shënimit të golit të parë në Danimarkë ka bërë shqiponjën me duar duke kujtuar Shqipërinë e rrënuar në këto momente.

Përmes postimeve në rrjetin social ai po mbledh ndihma bashkë me djemtë e ekipit kombëtar për të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu ka lajmëruar se pas pak kohësh do të vijë që të vizitojë disa shtëpi në Shqipëri dhe të mundohet të japë ndihmën dhe kontributin e tij.

“Ne, djemtë e ekipit Kombëtar shqiptar kemi ndërmarrë nismën për të kontribuar financiarisht për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë.

Ftojmë të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen të kontribuojnë në llogarinë e hapur nga grupi. Ne jemi një skuadër e pandarë dhe së bashku do ti kalojmë këto momente të vështira për vendin tonë.
Llogaria bankare:
Monedha: LEK
Union Bank Swift Code UNALALTR
IBAN: AL79214111060117141628020118 Monedha: EUR
Union Bank Swift Code UNALALTR
IBAN: AL73214111060117141628020129 Monedha: USD
Union Bank Swift Code UNALALTR
IBAN: AL67214111060117141628020140
Lojtaret e Kombetres -Ndihma Per Termetin”, ka postuar ai në profilin e tij