Lajme

Pas letrës së 5-të që ia dërgoi Albin Kurtit, Thaçi pritet t’i ftojë në takim liderët e të gjitha partive politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas letrës së pestë që ia ka dërgu liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pritet që t’i ftoj në takim liderët e të gjitha partive politike.

“Presidenti Thaçi pritet që t’i ftojë edhe në një takim liderët e të gjitha partive politike, me qëllim që të konsulltohet me ta, para se t’ia jap mandatin LDK-së, për faktin se Vetëvendosje nuk po ia jep emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, tha një burim i Gazeta Blic.

Ai partitë i fton sot nga ora 16:00.

Ndryshe, sot Thaçi edhe njëherë ka kërkuar nga Kurti që t’ia dërgoj emrin e kandidatit për kryeministër.

Thaçi ka njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Në këtë letër, Thaci i rikujton Kurtit se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.