Lajme

Pas bastisjes së zyrave të OVL-së së UÇK-së, vjen reagimi i ashpër i Haradinajt

Pas aksionit të EULEX-it ku po bastisen zyrat e OVL-së së UCK-së ka ardhur reagimi i nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Ai tha se Gjykata Speciale është një gjykatë fashiste, derisa shtoi se OVL e UCK-së nuk do të dorëzohet deri në zhbërjen e kësaj gjykate.

Haradinaj tha se nëse UÇK paska kryer krime, sipas tij, atëherë edhe 27 shtete që e bombarduan Serbinë, duhet të ulen në bankën e të akuzuarve.