Bota

Pas arrestimit të ambasadorit britanik në Teheran, vjen reagimi nga Britania e Madhe

Autoritetet iraniane arrestuan të shtunën ambasadorin britanik në Teheran, Rob MacAire me akuzën e “të qenit në protestat e sotme në kryeqytetin iranian”, sipas asaj që ishte raportuar nga agjensia shtetërore iraniane “Tasnim”.

Siç raporton agjensia iraniane ambasadori britanik u arrestua për disa orë dhe më pas u la i lirë.

Një raportin e agjencisë thuhet se ambasadori ishte i pranishëm gjatë protestave të së shtunës përpara Universitetit Amir Kabir në Teheran dhe u arrestua në atë kohë dhe u la i lirë pas përpjekjeve të ndërmjetësimit nga Ministria e Jashtme e Iranit.

Për arrestimin e ambasadorit britanika ka reaguar ashpër Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar e quajti arrestimin e Robert Macaire një ‘shkelje flagrante’ të ligjit ndërkombëtar