Partia e Uglaninit në Sanxhak kërkon emërtim rrugësh me personalitete shqiptare
Partia e Aksionit Demokratik (SDA), lideri i secilës është Dr. Sulejman Uglanini,kërkon nga asambletë komunale të Novi Pazarit, Tutinit dhe Sjenicës që rrugët të riemërtohen me emrat e personaliteteve shqiptare, boshnjake, serbe dhe ndërkombëtare. Emrat e propozuar të personaliteteve shqiptare janë: Aqif Blyta, Shaban Polluzha, Ferhat Draga, Nexhib Draga, Ahmet Daci, Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Fehmi Agani e Naim Frashëri, si dhe Iliria.
Ky propozim është aprovuar në asamblenë komunale të Tutinit. Pra, sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Tutinit, rrugët e këtij vendbanimi, përveç personaliteteve boshnjake dhe serbe, do të mbajnë edhe emrat e personaliteteve të shquara shqiptare nga të gjitha trevat e banuar me shqiptarë.
Propozim i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) të Sanxhakut, i cili nuk është përfshirë në rendin e ditës të seancës së Kuvendit të Novi Pazarit, ka qenë që rrugët në këtë qytet të mbajnë emrat e shumë figurave të shquara boshnjake, shqiptare, serbe dhe botërore.
Në mesin e emrave të propozuar është Aqif Blyta,i cili është themelues i Xhemijetit (Bashkimi), partisë së parë politike, e cila përfaqësonte shqiptarët, boshnjakët dhe turqit, mandej deputet në Parlamentin e Mbretërisë SKS, kryetar i Bashkisë së Rrethit Pazarit të Ri (Novi Pazarit), por edhe organizator dhe komandant i mbrojtjes së Pazarit të Ri kundër sulmeve çetnike, por edhe mbrojtës i popullatës civile të serbëve lokalë.
Sipas propozimit të SDA-së së Sanxhakut, emrin e Aqif Blytës duhet ta mbajë rruga aktuale “Gojko Baçanin”, që gjendet në qendër të qytetit, ku dikur ishte shtëpia e tij, të cilën pushteti komunist ia ka konfiskuar.
Përveç tij, rrugët në Novi Pazar, sipas SDA-së, duhet të marrin emrat edhe të personaliteteve të tjera shqiptare, siç është Naim Frashëri, Adem Demaçi, Shaban Polluzha, Ibrahim Rugova, Ferhat Draga, Iliria etj.
Rruga që do të mbajë emrin e Shaban Polluzhës do të ishte në Hatkovë, emrin Dr. Ibrahim Rugova do të mbante ajo e Sutjeskës, ndërsa me emrin e Adem Demaçit një rrugë në lagjen Llug.
Rruga qendrore në Novi Pazar, aktualisht e quajtur“Stefan Nemanja”, do të riemërohet në Bulevardi i ZAVNOS-sit (Këshillin Anti-fashist Çlirimtar Kombëtar i Sanxhakut), dhe sipas propozimit të SDA-së, Novi Pazari do të ketë katër bulevarde, të cilat do të quhen: Bulevardi Alija Izetbegoviq, Mbreti Tvrtko, Bulevardi i Sanxhakut dhe ai i Vinston Çerçilit.
Rruga e tashme “Një Maji” do të marrë emrin e themeluesit të Novi Pazarit, Isa-Beg Isakoviq, kurse ajo e “7 korrikut” do të quhej Mehmet Pashë Sokolloviq.
Nga emrat gjeografik janë propozuar disa qytete të Kosovës si dhe të Luginës së Preshevës. Pasojnë emri i shtetit të Kosovës, Shqipërisë, malet e Sharit, Bjeshkët e Nemuna, etj.
Në arsyetimin e propozimit për t’i ndryshuar emrat e rrugëve, qëndrimi i SDA-së është se emrat e tanishëm nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë identitetin e Novi Pazari.
Pritet që në seancën e ardhshme të asamblesë komunale të Sjenicës të aprovohet propozimi i SDA-së dhe riemërtimi i rrugëve sipas propozim të kësaj partie, lider i së cilës është Dr. Sulejman Uglanin, të merr formën e prerë