Magazina

“Paratë nuk janë problem” Bill Gates flet për vaksinën e COVID-19

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates thotë se paratë nuk janë problemi për krijimin e një vaksine për COVID-19 por koha.

Ai mendon se mund të duhen rreth 18 muaj për të arritur në krijimin e një vaksine kundër koronavirusit të ri.

Bashkëdrejtuesi i Fondacionit “Bill & Melinda Gates” ka theksuar se mungesa e përgatitjes nga të gjithë shtetet për një pandemi do të bëjë që të nevojitet kohë për një kurë ndaj COVID-19

Gjatë 18 muajve që do të duhen për të prodhuar vaksinën ai paralajmëraon se protokolle do të anashkalohen pasi do të ketë më pak teste të sigurta seç ka normalisht.

Vaksinave zakonisht iu duhen 5-6 vite që të kompletohen, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ky proces duhet të ecë me shpejtësi

Gates premtoi se paratë nuk do të jenë një pengesë për arritjen e vaksinës dhe u shpreh se do të vazhdonte të nënshkruante çeqe për këtë qëllim më shpejt se çdo qeveri. /opinion.al