Parandalohet kontrabanda me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një kontrabandë me mallra.
Sipas njoftimit, Policia ka vërejtur lëvizje të dyshimta në brezin kufitar në rrugët dytësore dhe rajonale në zonën e Kamenicës dhe Gjilanit.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në një furgon të një 29-vjeçarit janë gjetur lule dekorative të llojeve të ndryshme.
Policia ka gjetur 93 pako me lule dhe 1245 vazo për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre të cilat dyshohet se janë sjellë në mënyrë ilegale nga Serbia.
Rasti është duke u trajtuar nga Policia dhe të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit.