Maqedoni

Paralajmërohet koalicion i Lëvizjes Vetëvendosje me opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë pritur në takim përfaqësuesit e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku kanë paralajmëruar për zyrtarizim të koalicionit.

Përfaqësuesi opozitar, Izet Mexhiti, ka deklaruar për RTK-në se ky është takim vëllazëror, derisa sa u përket mundësisë së një koalicioni, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut, por se pjesëtarët e LVV-së pritet t’u bashkohen partive opozitare dhe zyrtarizimi i këtij koalicioni pritet të ndodhë sot ose ditët në vijim.

Përveç Mexhitit, në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami. /RTK