Opinione

Paralajmërimi Surroit: Po përgatitet një puç kushtetues

Publicisti Veton Surroi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Surroi, ka thënë se është duke u përgatitur një puç kushtetues në Kosovë.

Ai thotë se presidenti Thaçi e ka obligim që t’ia jap mandatarin për formimin e qeverisë Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo sipas tij, me faktin që presidenti po kërkon konsultim me partitë politike, para se t’ia kërkoj emrin e mandatarit LVV-së tregon për një puç kushtetues.

Sipas Surroit, është duke tentuar që të instalohet një qeveri jashtë normave kushtetues të vendit.

Shkrimi i plotë i Veton Surroit

PËRGATITJE PËR PUÇ KUSHTETUES

Pas votës së mosbesimit Presidenti ka obligim Kushtetues që partisë/koalicionit fitues në zgjedhje, në këtë rast LVV, t’i kërkojë emrin e mandatarit për Qeverinë e re.

rast se kjo procedurë (mandatimi, votimi në Kuvend) , nuk arrin të fitojë besimin e shumicës në Kuvend, Presidenti i vendit ka të drejtë diskrecionale (sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese) të emërtojë një mandatar tjetër, nga një subjekt tjetër. Në vendimin KO103-14, shkruan “ Sipas këndvështrimit të Gjykatës, është në diskrecionin e Presidentit të Republikës që, pas konsultimeve me partitë dhe me koalicionet, të vendosë se cilës parti ose cilit koalicion do t’i jepet mandati për të propozuar kandidatin tjetër për Kryeministër”.(pika 90 e Vendimit të Gjykatës)
Presidenti i vendit ka filluar me thirrjen për konsultime partitë politike dhe shprehjen e preferencave të tij personale se për çfarë Qeverie ka nevojë vendi para se ta përmbushë obligimin kushtetues për ta kërkuar emrin e mandatarit prej LVV.
• Nëse nuk përmbushet obligimi i parë (letra e Presidentit drejtuar LVV për emrin e mandatarit) dhe kapërcehet drejt në pikën e dytë e të drejtën e tij diskrecionale, bëhet fjalë për përgatitjen e një puçi kushtetues, me të cilin sigurohet instalimi i një qeverie jashtë normave kushtetuese të vendit.