Lajme

Paralajmërimi i Kurtit: Kosova rrezikohet nga një grusht shteti nga Rusia

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, paralajmëroi se Kosova rrezikohet nga një grusht shteti nga Rusi.
Ai kujtoi se në tri vitet e fundit ka pasur dy tentativa për grusht shteti të organizuara nga Rusia.
Kosova rrezikon një tentim puç nga Moska. Në tri vitet e fundit kishte dy tentim grusht-shtetit të dështuara. Një në Maqedoninë e Veriut dhe një në Mal të Zi të organizuara nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Tani Rusia po e don rrethin e tretë të veprimit, për të bërë tentim grusht-shtetit, ose në Bosnjë ose në Kosovë”, tha Kurti, gjatë ligjëratës së tij me studentët e Universitetit të Harvardit.
Ai foli edhe rreth rolit të shtetit amerikan në zgjidhjen e problemit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale.