Para seancës përfaqësuesit serbë do të shkojnë në Serbi për takim me Bërnabiqin dhe Gjuriqin
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe drejtori i Zyres për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, do të takohen nesër me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.
Sipas Zyrës së Kryeministrisë, takimi do të mbahet nesër në 12 pasdite në Pallatin e Serbisë, shkruan Tanjug.
Megjithëse, në njoftim nuk është treguar se me përfaqësues të cilave parti do të takohen, kjo vjen vetëm një ditë para seancës për formimin e qeverisë nga mandatari Albin Kurti.