Futboll

Paolo Maldini dhe djali i tij Daniele, rezultojnë pozitiv me koronavirus

Tashmë ish drejtori i Milanit, Paolo Maldini dhe anëtari i Milanit,njëherit djali i Paolos, Daniele, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kështu ka konfirmuar para pak çastesh klubi “kuq e zi” përmes një prononcimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”, përcjell GazetaBlic.

Në atë komunikatë thuhet se Paolo dhe Daniele, kanë pasur kontakte të shumta, dhe si rrjedhojë kanë hasur në persona që veçse janë infektuar, me çka virusi është transmetuar edhe tek ata.