Shqipëri

Panik në Fier/ Një person qëllon me armë zjarri në urgjencën e spitalit, plagosen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në urgjencën e spitalit në qytetin e Fierit. Dëshmitarët thanë për Report Tv se një person i armatosur ka hyrë në ambientet e spitalit duke qëlluar me armë. Nga informacionet paraprake dyshohet se konflikti ka nisur fillimisht në Levan mes dy grupeve të përfshirë në sherr.

Nga pamjet e siguruara në Report Tv brenda ambienteve të spitalit duket se një person i plagosur është në gjendje të rëndë. Ai është dërguar në urgjencë i mbuluar nga gjaku.

Ngjarja ka terrorizuar pacientët dhe personat e ndodhur në spital në momentin e ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe familjarë të personave të përfshirë në konflikt.

Nuk dihen ende rrethanat që kanë sjellë këtë ngjarje e cila ka tronditur qytetin e Fierit. Policia po punon për zbardhjen e saj.