Shqipëri

Paketa ekonomike/Rama:Shumica e përfituesve mund të kthehen në punë në maj

Pasi prezantoi ditën e djeshme paketën e dytë ekonomike për përballimin e krizës së koronavirusit, kryeministri Rama ka deklaruar sot se familjet përfituese do të marrin pagën 40 mijë lekë duke filluar nga 20 prilli.

Ai shton gjithashtu se një pjesë e konsiderueshme e punonjësve që do të përfitojnë këtë pagë do të mund të rikthehen në punë brenda majit.

Reagimi i plotë i kryeministrit Rama

PAKETA E ZGJERUAR MBËSHTET ME NJË PAGESË DIREKTE 40.000 Lek (400USD) 176.000 MIJË FAMILJE

100 MIJË TË PUNËSUAR NË BIZNESET E VOGLA, TË CILAT JANË GODITUR NË XHIRON E TYRE GJATË JAVËVE TË KUFIZIMIT TË LËVIZJEVE

66 MIJË PUNONJËS NË BIZNESET E MËDHA QË JANË GODITUR GJATË KËTYRE JAVËVE NË VENDET E TYRE TË PUNËS

10 MIJË TË PUNËSUAR NË SEKTORIN E TURIZMIT

NGA DATA 20 PRILL SHUMA 40.000 Lek DO TË FILLOJË TË DERDHET NË LLOGARITË E TË GJITHË KETYRE INDIVIDËVE DHE BRENDA MUAJIT TË 176 MIJË FAMILJET PËRKATËSE DO TA KENË MARRË ATË

*me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit. /opinion.al