Kryesore

Pajaziti për konkursin për pranimin e policëve të rinj: Nuk mund të kërkojnë vota ata që për 20 vjet në pushtet nuk e ruajtën policinë multietnike

Kandidati i Alternativës për Ndryshim për kryetar të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka komentuar sot konkursin e fundit të MPB—së për pranimin e policëve të rinj.
Pajaziti me këtë rast ka hedhur akuza edhe ndaj individëve dhe subjekteve shqiptare duke i bërë bashkëfajtore në rrugëtimin jo të duhur të policisë multietnike.
Kreu i APN-së në Bujanoc ka thënë se me sa sy kërkojnë vota ata para të cilëve në vend të kuadrove shqiptare të përjashtuar nga policia erdhën ata nga Vranja, Leskovci, Nishi, e gjetiu.

Postimi i plotë i Pajazitit:

Konkursi për policë të rinj: Po ku mbeti policia multietnike ?! Ministria e Punëve të Brendshme e R. së Serbisë këtyre…

Posted by Arbër Pajaziti on Субота, 23. мај 2020.