Të fundit

Ardita Sinani – Mesazh urimi për Fitër Bajram

Kryetarja e PVD-së Ardita Sinani ka shkruar mesazh urimi për Fitër Bajram.

Sinani është shprehur se kjo festë ka një rëndësi të madhe dhe vlera të madhe për muslimanët, tutje ajo ka shkruar le tê jetë kjo festë mësim për të gjithë ne se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke fituar në paqe, mirësi e tolerancë.

Mesazhi i plotë :

Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës,

Dëshiroj që t’Ju uroj nga zemra festën e madhe të Fitër Bajramit.
Duke pasur parasysh rëndësinë dhe vlerën e kësaj feste për të gjithë muslimanët, dua t’Ju uroj të gjitha të mirat, shëndet, begati e mbarësi në familjet tuaja.

Meqenëse sot edhe përfundon muaji i Ramazanit, lusim Zotin që të gjitha lutjet tona të jenë të pranuara dhe të shpërblyera nga Zoti i Madhërishëm.

Le të jetë kjo festë e madhe një shembull i përhershëm për të gjithë se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqe, mirësi, tolerancë e dashuri ndër vëllazërore, ashtu siç na mëson edhe feja jonë e pastër, feja Islame.

Me respekt,
Ardita SINANI