Pajaziti për Koalicionin e Kamberit dhe Arifit: Nxënësit e Riza Halimit si maca me miun
Kryetari i Degës së Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, ka komentuar marrëveshjen e sotme të PVD-së, PD-së dhe LPD-së rreth krijimit të „Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës“ për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.
Përmes një postimi në Facebook, Pajaziti, kryetarin e PVD-së Shaip Kamberi dhe atë të PD-së Nagip Arifi, i ka quajtur si dy përçarësit më të mëdhenj të shqiptarëve në dy dekadat e fundit, ndërsa ka shtuar se ky koalicion është bërë vetëm në saje të interesave personaleve të dyve.
Postimi i Pajazitit:
Nxënësit e Riza Halimit si maca me miun
Nagip Arifi dhe Shaip Kamberi dy nxënës të kryeplakut Riza Halimi, e dëshmuan edhe njëherë se kur janë në pyetje interesat e njëri tjetrit janë të gatshëm të bëhen si maca me miun.
Këta dy përsona për 20 vjet me radhë nuk kanë lënë shtëpi pa futur përçarje ndërsa kur ju është rrezikuar pozita ndonjërit, aq shumë e kanë tensionuar situatën saqë ka marrë përmasa të ballafaqimit fizik.
Qytetarët e kanë të freskët konfliktin e tyre në Kuvendin Komunal të Bujanocit ku fyerjet që i këmbyen u bënë gaz i botës.
Por, këta dy dijnë edhe të „bashkëpunojnë“ mes veti, madje edhe larg syve të bashkëpartiakëve të vet.
Në maj të vitit 2017 në takimin e Kumanovës ishin gati për një ujdi por frika se kush kujt po ja hedh „thikën mas shpine“ i la pa marrëveshje.
Shaipi dhe Nagipi nuk kanë aspak besim mes veti. Ska edhe si të kenë kur njëri për tjetrin është „dhelpra“, e ky tjetri për atë „tuxhari“.
Të vetmin besim dhe ujdi që e kanë është „ mos më nguc ti mua e as unë ty“.
Tani si duket këtë monent e kanë shfrytëzuar më shumë se kurrë.
Nagipi llogaritë se me dërgimin e Shaipit në Beograd do ta ketë terrenin e pastër për edhe një mandat të kryetarit në Bujanoc, ndërsa llogaritë e Shaipit janë se Nagipin më ska kush e voton se është bërë bajat.
Këta të dy elektoratin e vet por edhe tërë popullin e konsiderojnë si dele sepse mendojnë se janë më të fuqishmit e Luginës. Kohëve të fundit mbështetjen e kanë gjetë tek LPD të cilën e konsiderojnë si „lepak“ për përdorim aty ku shqyhet ndonjë vrimë.
Me prishjen e marrëveshjes së Tiranës dhe listës së përbashkët të të gjitha subjekteve politike shqiptare, Nagip Arifi dhe Shaip Kamberi e kanë ndarë sferën e interesit. Të paktën derisa kjo ti kthehet me bumerang nga elektorati i vet e sidomos nga bashkëpunëtorët në radhë të parë.
Këta më nuk e kanë dert se kush po shkon në Gjermani e kush po ngel pa bukë këtu. Këta dy me këtë marrëveshje mendojnë se janë siguruar deri në penzion, por mëkatet e përçarjes që ja kanë bërë kësaj popullate do të shpërthejnë një ditë.
Rehatia e kolltuqeve do ti digjet në befasi ndërsa armiqësitë mes vete do ti shpërthejnë vrullshëm, por më nuk do ti zë besë askush.
Ky është fillimi i fundit të tyre!