Pajaziti i dërgon “selam” PD-së, PVD-së dhe LPD-së në Bujanoc: Mbushja e kutive të votimit këtë herë s’ka për të ndodhur
Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka thënë se nuk ka sinqeritet në mesin e partnerëve të listës “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, i përberë nga PVD, PD dhe LPD.
Pajaziti, përmes Facebookut ka përmendur disa dukuri të cilat, sipas tij, çojnë në një konkludim të saktë të këtij pohimi.
Postimi i Pajazitit:
“PPL”
Sa i sinqertë është koalicioni i “Shqiptarëve të Luginës” e dëshmojnë vet akterët e kësaj marrëveshje. Fushatën e bëjnë ndaras, fotot i publikojnë ndaras, thirrjet për të votuar i bëjnë si të ishin 3 bartës të listës . Kjo tregon mjaftueshëm!
Këta njerëz kanë nënshkruar shumë marrëveshje në të kaluarën, dhe asnjë të vetme deri më sot nuk e kan lënë pa e shkelur.
Po e ripërsëris, ata edhe këtë herë u morën vesh për ruajtjen e 3 karrikave, 1 të deputetit, 1 të kryetarit të komunës dhe 1 të zv.kryetarit të komunës.
Mbushja e kutive të votimit këtë herë as mos të shkoje ne mend.
P.S. edhe posterin para komunës e kanë vendos për inati të kryetarit