Pajaziti e Rexhepi pritën kryetarin e komunës së Likovës Erkan Arifin me bashkëpunëtorë
Kryetari i komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti dhe ai i kuvendit komunal Driton Rexhepi kanë pritur sot kryetarin e komunës së Likovës (Maqedoni e Veriut), Erkan Arifin me bashkëpunëtorë.
Postimi i plotë i Pajazitit:
Bashkërisht me Dritonin, pritëm sot kryetarin e komunës së Likovës (Maqedoni e Veriut), Erkan Arifin me bashkëpunëtorë.
U fokusuam në ecurinë e projekteve të përbashkëta të cilat janë në realizim e sipër por edhe për mundësitë e bashkëpunimit në sfera të ndryshme duke i shfrytëzuar resurset e të dyja palëve.
Duke i parë nevojat e qytetarëve të të dyja komunave u pajtuam se me interes të veçantë është apkimimi në fondet e Bashkimit Evropian, sidomos ato për bashkëpunim ndërkufitar.
Poashtu, theksuam edhe bashkëpunimin me resurset njerëzore, si në sport, kulturë, arsim, etj.
U dakorduam që në sferën e koperimit të inkuadrojmë edhe komuna tjera, në mënyrë që të jemi sa më reprezentativ para niveleve kombëtare, qeveritare dhe atyre ndërkombëtare.