Të fundit

Nxënësit i kthehen bankave shkollore, sot fillon gjysmë vjetori i dytë në Luginë

Sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës priten të fillojjnë gjysëm vjetorin e dytë i vitit shkollor 2020/21.

Ky gjysme vjetor do te vazhdoj me mesim sikur kushtet e me parshme te ndermarra nga shtabi i krizave ne Serbi me 11 gusht 2020.

Sipas këtyre udhëzimeve, nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt do të jenë në bankat e shkollës, në grupe më të vogla, ndërsa nxënësit e shkollës fillore më të vjetër do të ndjekin mësimet në mënyrë alternative, drejtpërdrejt dhe në distancë, gjithashtu në grupe më të vogla.

Mësimi në shkollat e mesme do të zhvillohet sikur në fillimin e vitit shkollor në shtator 2020, që do të thotë se nxënësit e shkollave të mesme do të shkojnë në shkollë një javë, dhe një jaë do të ndjekin mësimin online.